Pas denoncimit në JOQ, arrestohet hajduti që theu ‘arrestin e shtëpisë’ për të vjedhur iPhone

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2024, 13:20

Një 41-vjeçar është arrestuar së fundmi pasi ka vjedhur dy celularë, iPhone, në dy biznese në Rrugën e Kavajës dhe në Astir.

Ky rast është denoncuar me pamje nga JOQ ALBANIA pak ditë më parë. Në pamje dukej qartë momenti ku shtetasi me iniciale G.H largohej nga dyqani me celularin e vjedhur para syve të shitëses.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky 41-vjeçari ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit