Vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, 25 vite burg për Klevis Allën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2024, 12:29

Klevis Alla, i akuzuari për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit 2020 në Durrës, është dënuar me 25 vite burg.

I akuzuari tjetër, Altin Ndoci mori pafajësi, ndërsa Besian Xhixha dhe Enver Diva u dënuan përkatësisht me 6 dhe 5 vite heqje lirie.

Alla, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se vrasja është kryer me urdhër të Nuredin Dumanit pasi Besmirit i njohur si "Miri i Kolës" i kishte hipur vetja në qejf dhe po shiste shokët, duke folur lart e poshtë.

Ai kishte thirrur Besmirin për ta takuar te tregu i makinave në Shënavlash, por bashkë me të ishte edhe vëllai i tij Viktori. Në dëshminë e tij ai ka treguar se shënjestra për t'u vrarë ishte Besmiri dhe jo vëllai i tij. Klevis Alla ka treguar se Nuredin Dumani ka qëlluar me breshëri plumbash sapo makina e viktimave iu është afruar dhe pastaj ai ka zbritur nga makina dhe i është afruar vëllezërve ku ka qëlluar sërish mbi ta.

Klevis Alla si bashkëpunëtor i drejtësisë, përvç vrasjes së vëllezërve Haxhia, ka dhënë detaje edhe për vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdiajt, më 2 Mars të vitit 2020 në lagjen 14 në Durrës. Në të dy këto atentate akuzohet Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit