Sadullah Duraku për rastin në Haraçinë: Akt qyqar dhe për keqardhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2024, 08:43

Sadullah Duraku nga BDI ka komentuar atentatin në Haraçinë, ku u gjuajt me armë ndaj kryetarit aktual të Haraçinës, ku si pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Duraku në “ClickPlus” tha se ngjarja në Haraçinë është për keqardhje dhe akt qyqar.

“Është për keqardhje ajo çfarë ka ndodhur në Haraçinë. Ndodhitë e tilla, pa dallim se ku ndodhin, janë akte qyqare. Unë uroj ata që kanë pësuar të shërohen sa më shpejtë dhe ua lemë organeve që merren me këtë çështje, ta zbardhin sa më shpejtë”, tha Duraku.

Sadullah Duraku është bartës i listës në Zonën 2 nga radhët e BDI-së – Fronti Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit