Ky është Dj i njohur kosovar që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit me Ferrari në Itali

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2024, 15:35

Nga aksidenti i rëndë mbrëmë në Itali ka mbetur i vdekur një person i cili po voziste veturën e tipit “Ferrari”. Viktima është kosovar dhe vije nga Komuna e Junikut. I ndjeri, ishte Dj i njohur me emrin artistik “Dj Style Q”.

Bëhet fjalë për Hysni Qestajn, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marrë si pasojë e vet-aksidentit.

Nga pamjet e publikuara në media, shihet se vetura e të ndjerit ishte kapluar nga flaka.

Ndërkohë, zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit