Do kujdesej për tezen në spital, shqiptarja që humbi jetën, studente për infermieri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2024, 16:04

Elisa Doka është 20-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patrida Veria, Greqi.

E reja me origjinë nga Lushnja, ishte duke pritur autobusin në stacion kur u përplas nga një automjet që humbi kontrollin. Bashkë me shqiptaren, në stacion ndodhej edhe një 68-vjeçare që po ashtu humbi jetën.

Elisa nuk jetonte në Veria, por kishte shkuar në fshatin Patrida për të takuar tezen e saj pasi do t'i nënshtrohej një operimi ditën e sotme. Bashkëshorti i tezes së saj duke folur për mediat greke ka treguar se vajza ishte nisur për në spital, por aksidenti i mori jetën.

"Une nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë qëndroj këtu dhe ajo erdhi për të parë tezen e saj, gruan time. Gruaja ime do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time dhe e lamë në shtëpi sepse kam dy djem”.

Ai tha se 20-vjeçarja do shkonte me të spital që herët në mëngjes, por ajo nuk kishte pranuar pasi donte të përcillte kushërinjtë në shkollë.

"Më tha: 'Shko ti më mirë, unë do të vij me autobus që fëmijët të shkojnë në shkollë'. Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Të gjithë jemi të tronditur. Ajo do vinte me autobus në spitalin ku isha unë me gruan time”.

Vajza shqiptare studionte për infermieri dhe te tezja kishte shkuar për t'u kujdesur për të pas operimit.

Shoferi 64-vjeçar i cili dyshohet se nuk ishte mirë kur shkaktoi aksidentin është arrestuar. Njëkohësisht, 64-vjeçari pritet t'i nënshtrohet ekspertizave dhe analizave të gjakut për të zbuluar përqindjen e alkoolit në organizëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit