Një i mitur dyshohet se është autori i vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi në rrethrrotullimin e Shkozës, Tiranë.
15-vjeçari ka pranuar para hetuesve se ka patur një thikë me vete kur është konfliktuar me 18-vjeçarin, por bashkë me të janë ndaluar edhe 3 miq të tij, 20-vjeçari Frensis Shehu dhe dy 16-vjeçarë.
Ashtu siç u tha edhe më parë, shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një vajzë 16-vjeçare. Kjo vajzë më parë ka qenë e dashura e një prej djemve të ndaluar, por së fundmi kishte krijuar një lidhje me 18-vjeçarin Dervishi.
Edhe në momentin e ngjarjes së rëndë, ajo ka qenë në makinë me 18-vjeçarin dhe disa miq të tij. Kur të rinjtë e kanë marrë vesh këtë, i kanë kërkuar 18-vjeçarit të ndalojë makinën, por aty ka nisur një debat me ofendime e fjalë banale.
Pas kësaj të rinjtë janë konfliktuar fizikisht dhe 15-vjeçari dyshohet se e ka goditur Aureljon me thikë në kraharor, i nxitur nga shokët e rritur. I riu nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.
Zbardhja e plotë e ngjarjes pritet të shoqërohet me fletë-arrestet për të miturit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qamuran Hirda
Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
Qenushi pastërtor
Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
16-vjeçarja nga Dibra
16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
Qytetarët në Dërmenas
Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
“Kampioni i vogël”
“Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.