Gjakovë: 13-vjeçarja raporton se është sulmuar seksualisht nga një burrë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2024, 18:28

Në Gjakovë, një 22-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur pasi 13-vjeçarja ishte takuar me të dyshuarin, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e kishte prekur viktimën në pjesët intime të trupit, derisa ndodheshin bashkë në veturën e tij.

Si rezultat i denoncimit,Policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave, me ç’rast i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit