Edhe këtë muaj do ju prezantojmë me kandidatë për Heroin e muajit.
I pari në listë është 17-vjeçari nga Fieri, futbollist, i cili pasi shënoi një gol me ekipn e moshave ne qytetin e tij, shkoi menjëherë jashtë fushe dhe përqafoi nënën. Këtë gjest e kemi parë shumë tek futbollistë me emër, por i riu nga Fieri, edhe pse nuk është në nivelin e atyre futbollistëve me emër, përqafimi për nënën ishte falenderimi për atë çfarë ajo ka sakrifikuar për të.
I dyti në listë është kasapi në Tiranë, i cili në dy raste, nga kamerat ka parë që klientëve të tij i binin paratë nga çanta në momentin kur bënin pagesë. Kur i gjente këto para, ai hapte kamerat dhe na kontaktonte ne për të gjetur klientin dhe për t’i kthyer paratë. Ky veprim ka rezultuar me sukses dy herë.
I pastrehu nga Shkodra, i cili pavarësisht gjendjes së tij, ka një dashuri dhe përkujdesje të veçantë për kafshët, sidomos për qenin e tij. JOQ ka publikuar një video kur ai kujdesej për qenin ndërkohë që binte shi. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Kim, i riu nga Kosova, i cili bëri një paraqitje fantastike në American Idol. Mbi të gjitha ai këndoi edhe shqip duke përshëndetur nënën e tij, nga telefoni. Videoja e tij mori shumë komente pozitive dhe u bë shumë virale në botë duke frymëzuar edhe shumë talente të tjerë shqiptarë.
Kledian Leka, është i riu shqiptar, që u diplomua në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës në Itali. Ky ishte rasti i parë që ndodhte në Itali dhe është një shqiptar. Klediani është kthyer në një frymëzim për shumë të rinj me aftësi të kufizuara, që të arsimohen dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.
Erion Veliaj, është në këtë listë, pasi pavarësisht vjedhjeve që i bën shqiptarëve ai është i padukshëm për SPAK dhe nuk arrestohet. Veliajt i janë arrestuar pothuajse të gjithë drejorët e tij, por vetëm ai ka rezultuar i ndershëm dhe i papërlyuer në vjedhje. Edhe kjo është një aftësi.
E shtata në listë është vajza në Lushnje, e cila sapo pa që ndodhui një aksident ndaloi makinën dhe shkoi menjëherë për të parë gjendjen shëndetësore të shoferit. Aksidenti ishte i rëndë, por ajo nuk ngurroi që të shkonte drejt të aksidentuarit. Videoja ku ajo shfaqet duke vrapuar ka marrë sjhumë komente dhe shumë qytetarë kërkojnë që ajo të jetë në listën e kandidatëve për heroin e muajit.