Përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçari i vrarë, miqtë: E takuam gjysmë ore para ngjarjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2024, 13:07

Këtë të hënë është përcjellë për në banesën e fundit, 18-vjeçari Aureljo Dervishi, i riu që u vra një natë më parë në rrethrrotullimin e Shkozës.

Familjarë dhe miq të shumtë janë mbledhur për t'i dhënë mes lotësh lamtumirën e fundit, 18-vjeçarit i cili ishte djalë i vetëm dhe me një motër.

Miqtë e të riut thonë se ai iu rrinte larg sherreve dhe ishte i qetë. Ata thonë se e kanë takuar Aureljon gjysmë ore para se të ndodhte ngjarja por nuk e kanë parë se me kë ishte në makinë.

“Aureljo ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë

Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”.

Për vrasjen e tij policia ka ndaluar 4 persona, një 20-vjeçar dhe tre të mitur, përkatësisht 16, 16 dhe 15-vjeç. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë një vajzë e cila kishte qenë e lidhur me një prej agresorëve më parë. Por 18-vjeçari dyshohet se nuk ka patur lidhje me vajzën në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit