18-vjeçari në Shkozë u vra për një vajzë, ndodhej me të në momentin e krimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2024, 11:33

Një vajzë dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi një natë më parë në rrethrrotullimin e Shkozës.

Policia ka shoqëruar sot 4 autorët e ngjarjes, 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç. Mbrëmjen e kaluar 18-vjeçari Dervishi ka qenë në makinë me vajzën në fjalë kur është përballur me të rinjtë.

Ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve dhe kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qenë me 18-vjeçarin, ata i kanë kërkuar të ndalojë makinën. Por sheri i nisur mes tyre me ofendime e fjalë banale, ka përfunduar në përplasje fizike.

Por duke qenë se 18-vjeçari ishte me fizik të gjatë, të miturit dhe 20-vjeçari kanë nxjerrë një thikë dh e e kanë goditur në kraharor. Aurelio nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit