Një sherr mes 7 personave ka ndodhur pasditen e djeshme në Peqin.
Mësohet se 6 persona, mes tyre edhe një i mitur, janë konfliktuar me një 27-vjeçar për motive të dobëta. Ata i kanë zënë rrugën 27-vjeçarit dhe pasi e kanë kërcënuar, e kanë goditur fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka arritur të arrestojë vetëm një 22-vjeçar të përfshirë në ngjarje dhe të procedojë një 17-vjeçar, ndërsa 4 autorët e tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Në shtëpinë e 22-vjeçarit të arrestuar u gjetën 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.