Rreth 300 mjekë e infermierë besohet se janë larguar nga Kosova në 3 muajt e parë të këtij viti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2024, 20:00

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë, pasi që çdo muaj po ikin nga vendi profesionistët shëndetësor.

Papunësia, kushtet jo të mira të punës, pakënaqësitë shumën e pagës, janë disa nga arsyet kryesore pse mjekët po e braktisin Kosovën.

Ministria e Shëndetësisë: Po investojmë në infrastrukturë e pajisje, do të rritën pagat edhe vitin tjetër për punonjësit shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë thotë se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor në vend dhe se po i përkrahin dhe mbështesin mjekët.

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për frontonline.Poashtu, MSH-ja thotë se do të ketë rritje të pagave edhe vitin e ardhshëm.

‘’Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për profesionistët shëndetësorë dhe aktualisht paga e një mjeku në Kosovë është ndër më të lartat në rajon. Krahas zhvillimit ekonomik me progres pozitiv rritja në koeficientin e pagës do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm’’

Nga kjo ministri thonë se janë duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik me shtesë në pagë’’.

Pleurat Sejdiu: 29 mjekë ikën nga Kosova në tre muajt e parë të këtij viti

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një prononcim ka treguar numrin e mjekëve që janë larguar nga Kosova përgjatë tre muajve të parë të këtij viti.

‘’Sa i përket numrit të mjekëve, trendi po vazhdon i njëjti. Deri më sot janë 29 mjekë që kanë marrë dokumentacionin e duhur për punësim në shtetet evropiane. Pra janë 29 mjekë që janë larguar në tre muajt e parë të këtij viti e që është numër i njëjtë me tre muajt e parë të vitit të kaluar’’, thotë ai.

Sejdiu për FrontOnline, thotë se arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova janë papunësia, kushtet e punës dhe kushtet e kualitetit të shkollimit specialistik.

‘’Ne tash e sa vite bëjmë një sondazh apo pyetësor për arsyet e largimit të mjekëve që po largohen nga Kosova dhe arsyeja kryesore e largimit është papunësia sepse kemi 441 mjekë të papunë, të deklaruar në Ministrinë e Financave dhe ATK kjo është arsye e parë, dhe arsye e dytë janë kushtet e punës dhe kushtet kualiteti i shkollimit specialistik dhe arsye e tretë janë pagat duke pasur parasysh se ke këta janë shumica mjekë të përgjithshëm të diplomuar dhe paga e tyre është rreth 700 euro’’.

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, më tej tregon se ka më shumë që dy vite që oda të cilën ai e drejton nuk ka pasur takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Sejdiut, oda që ai drejton por edhe oda tjera kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, por nuk kanë marrur përgjigje.

‘’Ne takime me MSH-në nuk kemi pasur tash e më shumë se dy vite, përveç raporteve tona të rregulla që i dërgojmë të gjitha e ku përfshihen këto që i ceka më lartë. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare gjithë kryetarët e odave, para afro dy muajsh që të bëjmë një takim dhe të diskutojmë me ministrin rreth implementimit të legjislacionit që i përket odave dhe MSH-së, por përgjigje nuk kemi marrë dhe nuk e dimë arsyen’’, shprehet Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së.

Tevide Imeri: Sipas informatave që kemi rreth 300 mjekë e infermierë kanë ikur nga Kosova

Shqetësues largimin e mjekëve nga Kosova e sheh edhe Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Ajo thotë se nëse vazhdon ky trend do të jetë shqetësues.

‘’Nëse ndiqet trendi i largimit të mjekëve si në vitin 2023, duke ia shtuar këtu faktin edhe të masave të reja, të cilat i kanë marrur vende si Gjermania, mund të themi se numri për këtë vit mund të jetë edhe më shqetësues’’, thekson Imeri.

Për Front Online, Imeri thotë se sipas informatave që ajo ka janë rreth 300 mjekë dhe infermierë që kanë ikur nga Kosova.

‘’Nuk kemi numër të saktë për këtë tre mujor. Diku rreth 300 është numri sipas informatave që kemi’’ thotë ajo.

Për Imerin, sfiduese vazhdo ntë jetë mungesa e mjekëve dhe anesteziologëve.

‘’Vazhdon të jetë sfiduese mungesa e mjekëve të punës, anesteziologëve dhe kuadrov deficitare’’ ka thënë Imeri.

Ajo thotë se janë takuar me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia ku kanë marrë edhe disa zotime.

‘’Jemi takuar me ministrin Vitia në kuadër të partneritetit social e ku kemi diskutuar për këtë çështje dhe mbetët prioritet i angazhimit tonë nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve përmes zhvillimit të kuadrov, kushteve të punës dhe edukim të vazhdueshëm profesional’’.

Dreshaj: Qeveria e Ministria e Shëndetësisë nuk po veprojnë asgjë për t’a ndalur ikjen e mjekëve nga Kosova

Edhe për Shemsedin Dreshajn nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mbetët shqetësim ikja e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova

‘’Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosndërmarrja e hapave nga MSH-ja ose Qeveria në drejtim të ndaljes dhe kërkesave që trasojnë momentin e tërheqjes së licencës nga oda e mjekëve, për t’u brengosur’’, thekson ai.

Dreshaj për FrontOnline më tej tregon se ka pasur takime me ministrin Vitia ku kanë ngritur këtë shqetësim, por që sipas tij nuk ka pasur ndonjë premtim e aq më pak veprim.

‘’Ne kemi pasur takime me ministrin Vitia si në Grupin Parlamentar, si në Kuvendin e Kosovës kur e kemi ngritur këtë shqetësim e poashtu edhe në tryezat në debat publik, në të gjitha këto ky problem është ngritur, është debatuar, është diskutuar por deri më sot nuk ka ndonjë veprim konkret nga ana e kësaj Qeveri dhe nuk ka pasur diçka konkrete që ka premtu e aq më pak që ka vepru’’, u shpreh Dreshaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit