Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Shkozë. Sipas informacioneve të para, një sherr me thika midis dy grupe djemsh i ka marrë jetën të riu Aurelio Dervishi.
Ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda nga thika dhe për pasojë ka humbur jetën gjstë transportimit për në spital.
Dyshohet se konflikti me thika midis grupeve të të rinjve ka nisur pas një debati të çastit.