Duke qenë se operacioni i qëlloi për Pashkë, Erion Veliaj u kthye sot në një katolik të devotshëm dhe pati takat të shfrytëzonte rastin për pak propagandë fetare.
Kryetari pozoi me vezën e kuqe nga shtrati i spitalit dhe u ngrit pupthi në këmbë për një foto në Instagram me stafin e spitalit të cilët po ashtu mbanin në duar shporta me vezë të kuqe.
“Profeti i ringjallur” i falenderoi të gjithë mjekët e infermierët që e asistuan, me fjalë hyjnore, i futur në rolin e “birit të Zotit”. Komentuesit ishin ata të cilët replikuan me elozhetë e Veliajt duke shpalosur në komente eksperiencat e tyre në QSUT ku nuk shpëton pa dorëzuar zarfin, gjithnjë nëse do të dalësh që aty i gjallë.
Sot Veliaj ishte katolik, por do të konvertohet në mysliman sërish për zgjedhje dhe do të nisë me shtrimin e iftareve.
Absolutisht që në këtë formë kryetari tregon se është pro harmonisë fetare në vend, por janë qytetarët ata të cilët janë të vetëdijshëm që ky person është shumë gjëra, veçse një besimtar i devotshëm i cili pretendon që i lutet Zotit, përkundrazi…