Në dhjetë vitet e fundit numri i personave që vuajnë nga astma, sëmundje që lidhet me rrugët e frymëmarrjes, është rritur gati me 50%.
Mjekët alergologë thonë se më të prekurit nga kjo sëmundje janë fëmijët e vegjël që simptomat e para i shfaqin që në moshë foshnjore, por që shpesh neglizhohen.
“Vitet e fundit është rritur numri i pacientëve jo vetëm astmë po edhe simptoma të tjera të alergjisë respiratore. Pacientë mund të ketë një rrufë alergjike për një periudhë kohe të caktuar dhe pastaj mund te manifestojë shenjat e një astme. Aq më shpejt të kapet aq më mirë është për sa i përket ecurisë dhe kostos në të cilën ne do ta mbajmë këtë sëmundje të stabilizuar”.
Mjekët thonë se rritja e të prekurve nga kjo sëmundje lidhet me një sërë faktorësh, por ndër kryesoret është ndotja e ajrit.
“Ka ndryshuar situata klimatike, e dyta është ndotja e cila është një faktorë rëndues dhe një faktorë shpërthyes i simptomave të sëmundjeve alergjike. është mëse e pritshme që numri i pacientë të shtohen nga viti në vit dhe me simptoma më të agravuara.”
Dihet që pranvera sjell alergji të shumta dhe neglizhenca e shenjave dhe mostrajtimi i tyre rrezikojnë shfaqjen e astmës bronkiale.
“Pacientë të cilët janë të diagnostifikuar me astmë bronkiale kanë një acarim dhe rëndim dhe vijën të marrim mjekimin shtesë.”
Mjekët alergologë bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm, pasi kjo sëmundje nuk shërohet, por mund të mbahet nën kontroll.