Restoranti në Verona: Një shishe verë falas për ata që s’përdorin celularin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2024, 18:51

Duke qenë se celularët janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë dhe janë kudo ku ndodhemi ne, një restorant në Verona, Itali po provon një mënyrë të re për shkëputjen prej tyre.

Restoranti i quajtur “Al Condominio”, përveçse ofron receta tradicionale italiane me shije nga veriu dhe jugu, ofron mundësinë për një eksperiencë pa teknologji.

Ata duan që klientët e tyre të "çlirohen" nga smartfonat dhe t'iu përkushtohen plotësisht të dashurve të tyre, familjes ose në bisedave me shokët e tyre të darkës. Për këtë ata po ofrojnë opsionin “tech free” ku klientët do të mund të vendosin celularin e tyre në një kuti dhe të marrin një shishe verë falas.

Angelo Lella, bashkëpronari i ‘Al Condominio’ thotë:

Donim të krijonim një restorant me qendër njeriun, për të rizbuluar bukurinë e një darke duke parë njëri-tjetrin në sy dhe duke biseduar. Shohim çifte të ulur në tryezë duke fotografuar dhe postuar pjatat ose duke iu përgjigjur mesazheve në celular, pa thënë asnjë fjalë me njëri-tjetrin. Ne propozojmë të vendosim telefonin në një kuti personale dhe në këmbim japim një shishe verë”.

Në këtë restorant edhe menutë janë në letër dhe opinionet mbi gatimet mund të shkruhen vetëm në letër, si dikur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit