Pejanët vëllezër rrihen mes vete, arrestohen nga policia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.03.2024, 12:30

Pas një përleshjeje fizike, dy vëllezër në Pejë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë policia me anë të raportit 24-orësh, teksa thuhet se s’ka pasur ndonjë lëndim mes tyre.

“Pejë 30.03.2024-23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ( vëllezër) pasi që, të njëjtit pas një fjalosje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar…”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit