Po lëvizte me biçikletë, i moshuari në Velipojë aksidentohet për vdekje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2024, 12:18

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë.

Një 77-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë. I moshuari me iniciale K.U ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga makina dhe ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit