Burri martohet me binjaket e ngjitura me dy kokë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.03.2024, 09:52

Abby, binjakja e anës së majtë të trupit është martuar me Josh Bowling, një veteran i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Motrat, të cilat janë binjake të ngjitura, kanë lindur të bashkuara në një trup. Ato i kanë rruazat kurrizore, trurin, zemrën dhe organe të tjera të ndara, por nga pjesa poshtë belit janë një trup.

Brittany kontrollon anën e majtë të trupit, ndërsa Abby kontrollon të djathtën. Abby dhe Brittany kanë lindur me tre krahë, por njërin e kanë hequr pasi nuk ishte funksional.

Abby dhe Brittany kanë shprehur prej kohësh mirëkuptim për kuriozitetin e njerëzve ndaj jetës së tyre. Megjithatë, ato pranuan se ndiheshin të zhgënjyera nga reagimi në publik, veçanërisht nga njerëzit që i fotografonin pa leje.

“Ne e urrejmë kur njerëzit na fotografojnë”, shpjegoi Abby. “Ia vëmë në pah këtë dhe i bëjmë të turpërohen.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit