Kur më 6 janar, shqiptari Florian Rama u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar si autori i dyshuar i vrasjes së marokenit Soufian Mraha në qershor 2019 në Salceda de Caselas, raporti i Gardës Civile përfshinte provat që tregonin se ky ishte autor i dyshuar i vrasjes.
Tre dëshmitarë e kishin identifikuar 31-vjeçarin në skicat e fotografive të policisë dhe individëve me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre.
Gjithashtu kamerat e sigurisë në rrugë kishin filmuar një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që “jetonte edhe një shok” i Ramës.
Pavarësisht këtyre Gjykata spanjolle ka kërkuar edhe ADN e shqiptarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë. Por i riu ka refuzuar këtë kërkesë duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.
ADN-ja do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje.
Shqiptari pas arrestimit në Mbretërinë e Bashkuar u ekstradua në Spanjë pasi aty do gjykohet për ngjarjen e rëndë.