Ish-banori i Big Brother Albania është aksidentuar sot pranë kompleksit Dinamo në Tiranë. Bëhet fjalë për Bjordi Mezinin, i cili po drejtonte një motor sportiv kur është përplasur me një automjet tip "Renault".
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por fatmirësisht ish-konkurrenti i Big Brother Albania është plagosur lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.