Bashkia Skrapar mund të quhet një bashki e vogl megjithatë kryetari i saj Adriatik Mema duket se nuk i humbet rastet për të përfituar një dorë të mirë lekësh.
Këtë fare mirë mund ta bëjë duke organizuar tendera të dyshimtë nëpërmjet bashkisë që drejton. Rezulton se kjo bashki ka hapur një tender me objekt “Rehabilitim urban në të dy anët e rrugës “Arkitekt Kasëmi” për një fond limit në vlerë 25,244,520 lekë të reja pa TVSH ose gati 300 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.
Numri i referencës i këtij tenderi është REF-93888-01-26-2024 dhe në të kanë marrë pjesë 8 kompani.
Duke shfletuar dokumentacionin përkatës shikohet se 6 kompani kanë ofruar vlera më të vogla se kompania që është shpallur fituese nga Tiku i Skraparit. Bëhet fjalë për kompaninë BESTA në pronësi të Robert Zyka, Dhionis Heqimi dhe Vullnet Zyka.
Oferta e saj është në shifrat 24,319,176 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër kjo shifër rezulton të jetë thuajse sa 96% e fondit limit duke rritur fort dyshimet se Tiku i Skraparit ka kullufitur një “dorë” të mirë lekësh. Ju si mendoni?