Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie.
Shqiptari ishte duke lyer flokët dhe në një video LIVE në TikTok kur burrat e panjohur e rrahën dhe u larguan me vrap.
Motra e reperit shqiptar duke folur për mediat greke ka treguar si ndodhi ngjarja por edhe si është gjendja shëndetësore e tij.
Ajo tha se Sin Boy ndodhet në spital pas sulmit pasi është lënduar në kokë dhe ka dhimbje.
"Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”, tha ajo fillimisht.
Më pas ajo përshkroi sulmin.
“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha jashtë. Papritur, dëgjuam zhurma, si gjërat që bien, goditen. Më thotë shoku im “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra të maskuar. Ata shkuan drejt e drejt tij dhe e goditën. Ai u rrëzua dhe u godit me shkelma. Ai u ngrit i trullosur por vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një farmaci. Ata vrapuan, dolën dhe filluan të vrapojnë”, tha ajo.
Për ata që besojnë se incidenti ishte i inskenuar, ajo tha:
“Vëllai im hyn gjithmonë live TikTok. Nëse shikoni videon, do e kuptoni që s’është fals3. Vëllai im në atë kohë i kishte flokët të lyera. I ra boja në fytyrë. Kishte frikë se mos i lëndoheshin sytë, mos digjej. Sepse ai ka miopi dhe astigmatizëm”