Trupi i pajetë i një turiste kroate është nxjerrë nga Maja e Jezercës sot, pasi ajo rrëshqiti nga lartësia.
Trupin e 43-vjeçares e nxorën pas disa orësh dhe nisën ta transportojnë drejt morgut me helikopter.
Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet se saktësisht sa persona janë aksidentuar.
Ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre.
Grupi i alipinistëve kroat ishin ngjitur nga Mali i Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë.