Nga nesër akrepat e orës do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024, do bëhet kalimi nga ora dimërore në atë verore.
Ky ndryshim i orës ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit mars, kur akrepat zhvendosen dhe ora shënon 03:00. Ndryshimi i orës verore, do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.
Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.
Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.