Ferat Shala ngre alarmin: Tash e një muaj Trepça nuk punon!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.03.2024, 21:14

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se tash e një muaj Trepça nuk është duke u punuar.

Shala është shprehur se si ‘rezultat i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit menaxherial, financiar e teknologjik që po vazhdon në ndërmarrje, tash e 30 ditë nuk ka prodhim në minierën kryesore, atë të Stantërgut’.

Ai ka shtuar se vetëm gjatë muajit mars humbjet e përgjitshme në Trepçë janë mbi 1.5 milion euro.

Postimi i plotë:

Tash e një muaj, Trepça nuk punon!

Situata ekonomike, e sigurisë dhe e mbrojtjes në punë është alarmante, shqetësuese.

Si rezultat i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit menaxherial, financiar e teknologjik që po vazhdon në ndërmarrje, tash e 30 ditë nuk ka prodhim në minierën kryesore, atë të Stantërgut!

Mbi 6.5 milion euro borxhe vetëm ndërmarrjeve furnizuese private (të cilat kanë ndërprerë furnizimin me eksploziv, pjesë këmbimi, derivate etj). Pothuajse në situatë edhe me të keqe është gjendja në minierën e Artanës. Dhjetra lëndë në procedura përmbarimi. Disa miliona euro borxhe për rentën minerare KPMM-së.

Tashmë as kontributet e trustit të punëtorëve nuk paguhen rregullisht.

Vetëm gjatë muajit mars humbjet e përgjitshme në Trepçë janë mbi 1.5 milion euro. E në anë tjetër Qeveria po punëson militant pa asnjë përvojë pune në këtë sektorë industrial.

Tash e tri vite kjo qeveri asnjë rezultat në Trepçë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit