Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohet familja me 5 anëtarë nga Kosova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.03.2024, 16:13

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit.

Një makinë tip “Volksëagen” dhe një mjet tip “Benz” janë përplasur me njëra tjetër. TVKlan ka mësuar se si pasojë e kësaj ngjarje janë plagosur pesë persona mes të cilëve janë edhe dy fëmijë.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për dy të mitur të moshave 6 dhe 9 vjeç. Ata udhëtonin bashkë me të afërmit e tyre në makinën tip “Volksëagen” dhe mësohet se janë të gjithë nga Kosova.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë për shkak të aksidentit, Rruga e Kombit u bllokua për disa minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit