Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shtruar në spital dhe disa media pranë tij thonë se është operuar.
Mësohet se ai ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për gurët në tëmth. Ndërhyrja është kryer në QSUT.
Erion Veliaj nuk ka kaluar një situatë të mirë kohët e fundit, pasi disa nga njerëzit e tij më të besuar janë arrestuar. Shpresojmë që kjo të mos i ndikojë në gjendjen shëndetësore.