Hajdutët e ikonave shtrihen barkas dhe arrestohen në super-aksionin policor

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2024, 12:17

Dy persona, një nga Fieri dhe një nga Lushnja, janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi janë kapur duke vjedhur ikona të vjetra dhe duke i shitur ato tek të huajt. Mësohet se njëri prej tyre është edhe roje pranë parqeve arkeologjike.

Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço janë kapur gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Ajo që bën çudi është arrestimi i tyre si të ishin vrasës apo persona me rrezikshmëri të lartë. Nëse do arrestoheshin kështu drejtorët e Veliajt, hajdutët e tjerë me kollare, ndoshta do vidhnin më pak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës.

Pëllumb Leka duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me Emilianon i trafikonin me qëllim përfitimin.

Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit