Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se me ndërrimin e orës ndryshon edhe koha e syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve. Ora do të ndërrohet sonte për 60 minuta, transmeton Telegrafi.
“Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë. Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thotë BIK.
🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 31.3.2024 🌙 Syfyri / Imsaku: 4:37 ☀️ Lindja e Diellit: 6:13 ☀️ Dreka: 12:43 ☀️ Ikindia: 16:17 🌔 Iftari / Akshami: 19:08 🌑 Jacia: 20:41
Muaji i madhërishëm i Ramazanit ka nisur më 11 mars. Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.