Rritet numri i aksidenteve, 57% më shumë në dy muajt e parë të vitit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2024, 09:53

Duket se ky vit nuk është fort i mbarë për personat që drejtojnë automjetet, pas ka një rritje të konsiderueshme të numrit të aksidenteve, me 57% më shumë në dy muajt e parë të vitit.

Vetëm në muajin shkurt janë regjistruar 108 aksidente rrugore duke lënë në total 149 persona të vdekur e të plagosur. Sipas INSTAT grupmosha më problematike është nga 45-59 vjeç, shkruan tvanews.

Në 78.7% e rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Dita kur janë kryer më tepër aksidente, sipas INSTAT është dita e premte me 18.5% dhe dita me numrin më të ulët të aksidenteve ka qenë të Martën.

Krahasuar me muajin Shkurt të vitit të kaluar, numri i aksidenteve është 22.7% më i lartë.

INSTAT thekson se harku kohor gjatë së cilit kanë ndodhur aksidentet është 08:00 12 :00, duke zënë 25% të numrit të aksidenteve në total.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit