Kullë 23-katëshe pas Teatrit, Veliaj i dhuron “Fushës” tokë publike

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.03.2024, 17:50

Edhe pse në Bashkinë Tiranë nuk kanë fund arrestimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Erion Veliaj s'i trembet SPAK-ut, por vazhdon që të dhurojë tokë publike oligarkëve dhe pikërisht në vendet ku ka premtuar se nuk do të ketë kullë.

E kemi fjalën për një hapsirë prej gati 1300 metër katror pas Teatrit Kombëtar. Kompania "Fusha", e përkëdhelura e Bashkisë Tiranë do të ndërtojë një kullë 23 kate, pas territorit të rrethuar për Teatrin Kombëtar.

Bashkia Tiranë ia ka dhuruar këtë hapsirë publikë Shkëlqim Fushës, me pretekstin se shteti do përfitojë sipërfaqe ndërtim, ashtu siç është thënë për katet e sekuestruar të ndërtuara pa leje, por që deri më tani nuk është parë asgjë konkrete.

Media CCh ka siguruar edhe projektin e kësaj kulle, "Mixuse", që do të ngrihet në shëtitoren Abdi Toptani.

Në kohën e protestave për teatrin kombëtar, vetë kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë kulla rreth teatrit, por Veliaj po bën të kundërtën që ka thënë Rama, pasi miqësitë e tij me oligarkët janë të ngushta, ndërsa Rama e ka në natyrën e tij të bëjë propagandë duke mashtruar.

“Nuk ka kulla aty. Nuk do ndërtohen kulla aty. Brenda, jashtë, mbrapa dhe në të gjithë perimetrin ku kanë bërë zvarritjen imagjinare të viktimës nuk ka kulla”, – deklaronte kohë më parë kryeministri Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit