Pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, sërish me rekomandimin e OSBE-së dhe ODIHR-it, do të ulemi dhe do të diskutojmë për një Kod të ri Zgjedhor. Për listat e hapura, një njësi zgjedhore, 90 deputetë dhe do të miratojmë një Kod të ri Zgjedhor të pranuar nga të gjitha partitë politike”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska në emisionin “ClikPlus”.
Në lidhje me shfuqizimin e qeverisë teknike, që ishte kërkesë e opozitës, Lukarevska theksoi se kjo është dëshmi e ekzistimit të demokracisë dhe funksionimit të institucioneve.
Lukarevska njoftoi se të martën LSDM do të mbajë konventë të veçantë për kandidatin për president Pendarovski.
Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ajo theksoi se rezultatet janë të sigurta, sipas vlerësimeve dhe anketave dhe do të pasojë një përsëritje e zgjedhjeve të fundit presidenciale.