Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot njofton se e ka fituar gjyqin ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki, por ka refuzuar dëmshpërblimin sepse “nuk do para nga njerëzit e pandershëm”
“Meqë kam premtuar transparencë nga fillimi deri në fund të procesit kundër gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve të shprehura nga Dragan Kovaçki ndaj meje, dua t’ju njoftoj se Gjykata Themelore Civile në Shkup, pas të gjitha provave të paraqitura nga unë, vendim me të cilin vërtetohet se i akuzuari Dragan Kovaçki ka thënë të pavërteta dhe gënjeshtra, gjegjësisht ka shpifur në mënyrë të padrejtë për mua në publik me qëllim që të dëmtojë reputacionin dhe nderin tim në sytë e publikut.
Ky është vetëm një nga një sërë shembujsh të sjelljeve të papërgjegjshme, të pandershme dhe të pista në skenën politike nga Kovaçki.
Siç e thashë në fillim në media: Nuk dua para nga njeriu i pandershëm dhe po ju bëj me dije se kam hequr dorë nga dëmshpërblimi monetar”, thuhet në njoftimin e Petrovskës.