Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër i ka shpëtuar një atentati ditën e djeshme.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke lëvizur me makinë.
Avokati ka deklaruar se autori i kësaj ngjarje, 36-vjeçari Fatos Lamaj, nga fshati Anë Vjosë në Memaliaj, i ka zënë pritë për ta ekzekutuar, por ai i ka shpëtuar mrekullisht breshërisë së plumbave.
Sipas tij ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës pasi autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash.
Në këtë çështje avokati Zotaj ishte në palën mbrojtëse të të afërmit të autorit.
Pas ngjarjes, autori Fatos Lamaj është vetëdorëzuar në polici.