Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.03.2024, 20:55

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq.

Përmes një njoftimi në facebook, është bërë e ditur se ekipet janë aktivizuar që nga dita e djeshme.

“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq. Ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policin e Kosovës dhe ekipin e zjarrëfiksav për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit