Reperi shqiptar nga Berati Sin Boy është dhunuar nga disa persona të veshur me të zeza teksa ka qenë duke lyer flokët ngjyrë blu në një parukeri në Athinë.
Ai ka qenë live në profilin e tij në TikTok kur një burrë trupmadh i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar me maskë e ka qëlluar fort me shuplakë. Sin Boy duket në video teksa shembet nga karrigia i tronditur.
Më pas në sallon hyjnë disa burra të tjerë të veshur si dhunuesi i parë dhe e qëllojnë me grushta dhe shkelma. Punonjëset e sallonit hyjnë për t’i ndarë por ata e dhunojnë reperin pareshtur.
Nuk dihet ende arsyeja e këstij episodi që i ka tronditur të gjithë.
Sin Boy njihet për disa këngë virale dhe lidhjen e dashurisë me këngëtaren Rina Balaj. Çifti u ndanë disa kohë më parë për motive ende të paqarta.
View this post on Instagram