Denar Biba, pavarësisht se mbiemrin e ka të ngjashëm me “gocën” e patës, nuk ka asnjë lidhje me zogun në fjalë. Ndoshta me ndonjë zog të ndonjë lloji tjetër dhe mund të ketë, por kjo duhet verifikuar. Gjithsesi Biba në fjalë na rezulton të jetë “shefi” i Autoritetit të Konkurrencës.
Ky institucion publik për të qenë të sinqertë nuk dihet se përse ekziston dhe përse mbahet nga taksat tona, pasi në realitet nuk bën asgjë në shërbim të popullit. Nëse nuk e dini, misioni i këtij autoriteti është që të ndalojë kartelet dhe abuzimit me pozitën dominuese në treg.
Kartelet dhe marrëveshjet e ngjashme kufizuese përbëjnë shtrembërimet më serioze të tregut. Kartelet janë të dëmshme për konsumatorët dhe shoqërinë si një të tërë për faktin se kompanitë që marrin pjesë në një kartel vendosin çmime me të larta (duke marrë në këtë mënyrë edhe përftime më të mëdha) se sa në një treg konkurrues. Si pasojë ai që e ha shumë më tepër sesa “krahu” është vetëm populli.
Një ndër tregjet më tipik i llojit “kartel” është edhe ai i telefonisë celulare në Shqipëri. Dy kompanitë Vodafone dhe One prej kohësh funksionojnë si një kartel, duke caktuar së bashku çmime të njëjta e shumë të larta për konsumatorët shqiptarë.
Kjo vërtetohet shumë thjesht nëse krahasojmë ofertat telefonike të vendeve fqinje dhe në Europë të cilët për tarifa shumë më të ulëta kanë shumë më tepër minuta dhe internet sesa në Shqipëri. Megjithatë Denar Biba duket sikur fle gjumë më shumë se Basha. Por përtej gjumit duket se të dy kanë një të përbashkët.
Të dyve u janë ofruar valixhe të shumta të fryra me para që të shiten dhe të dy janë shitur pa u menduar dy herë. Si përfundim Denar Biba fryhet me lekë, ndërsa xhepat e shqiptarëve zbrazen nga lekët.