Një shtetas italian është arrestuar pasi ka shkaktuar një aksident në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Italiani ka qenë duke transportuar 12 emigrantë kur ka përplasur nga pas një tjetër makinë. Ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por banorët nuk e kanë lejuar deri sa ka mbërritur policia.
Ka dyshime se italiani po i transportonte emigrantët drejt Tiranës kundrejt përfitimit financiar.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë shtetasi italian do të përballet me dy akuza, atë të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shkaktimin të aksidentit.