Një qytetar që ka dashur të qëndrojë anonim, ka dërguar një mesazh denoncues pranë redaksisë sonë. Ai shprehet se ka arritur të gjejë se si i shpërdoron fondet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kjo e fundit prej pak kohësh drejtohet nga ministri Blendi Gonxhja. Sipas qytetarit, kjo ministri në datë 25 mars 2024 ka publikuar listën e projekteve të miratuara për thirrjen e projekteve kulturore, art dhe trashëgimi 2024.
Njëri prej tyre, përkatësisht ai me numrin 146 ne listë, është një ekspozitë e quajtur “Spektakulum” e një personi me emrin Jon K. Por në të vërtetë kjo ekspozitë është zhvilluar në Galerinë e Arteve Shkodër në datë 8 mars 2024, pra mbi dy javë përpara shpalljes së fituesëve, madje ekspozita është publikuar edhe nga vetë faqja në instagram e kësaj galerie.
Sipas qytetarit ky fakt tregon shpërdorimin e fondeve nga ana e Blendi Gonxhes pasi shpallen fitues ata që e kanë zhvilluar projektin.
Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksi: