Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Cesanos, Itali.
Mediat lokale raportojnë se një 78-vjeçar shqiptar që po lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë në rrugën shtetërore Adriatica.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur kur shqiptari po kalonte rrugën dhe për shkak të përplasjes së fortë ai ka ndërruar jetë direkt në vendngjarje.
Policia Rrugore e Senigallisë po zbardh rrethanat e aksidentit tragjik. Ka dyshime se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të shiut dhe trafikut, i cili ishte i rënduar, por detaje të mëtejshme do zbulohen në përfundim të hetimeve.