Për banorët e Tiranës, parkimi është problemi kryesor me të cilin përballen çdo ditë në përditshmërinë e tyre.
Të gjesh një parkim, në disa zona është shumë e vështirë dhe shpeshherë, qytetarët detyrohen të parkojnë me pagesë në vende që s'janë aspak të tilla.
Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një zotëri që i merr para për parkimin, por që nuk ka lidhje me këtë punë. Ajo thotë se zotëria në pamjet e mëposhtme është i punësuar te OSHEE te "Zogu i Zi" dhe ka përgjegjësi vetëm për parkimin e kësaj godine.
Por për të përfituar para, thotë qytetarja, ai lejon të tjerët të parkojnë kundrejt pagesës. Ajo thotë se ka 1 muaj që i jep nga 2 mijë lekë të vjetra rojes për parkimin edhe pse ai nuk i jep asnjë lloj kuponi.
Por kur nuk i jep paratë, roja nuk e lejon dhe ajo debaton me të. Sipas saj detyra i rojes është vetëm ruajtja dhe lirimi i rrugës për makinat e OSHEE dhe jo të marrë lekë për parkimin e qytetarëve, pasi ka rrogën e tij.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! Dua te bej nje ankese Ju kam shkruajtu dhe ne wp. Degjo Ky zoteria Kjo lagja eshte tek zogu i zi te pallati me tunel nga ana e kastratit. Kam 1 muaj i jap 2 mij lek perdit per parkim se perndryshe nuk parkojme dot. Nuk kan as kupona dhe as tabele rezidenti. Ne momentin qe nuk paguaj diten tjeter nuk parkoj. Si i thuhet kesaj. Nuk i del rroga qe merr do dhe lek kush vjen nga qytetaret. Dhe ne momentin qe i thua te kam paguar ta mohon. Se nuk ka te drejte te marri lek se esht per te ruajtur te elektriku jo parkimin. Eshte punonjes i oshe mos gaboj. Se nuk marrin vesh ne menyr tjeter keto. Cdo dit bej debate Do lajmeroj policin dhe nuk e lajmerojne Sepse kan friken e vet qe skan te drejte fare. Tek kjo pjesa ktu esht Ka vetem kete per detyr te ruaje dhe te liroje rrugen kur vijne per te marre makinat