“Fusha” përmbyt beratasit! Rruga bëhet liqen pas punimeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2024, 11:54

Në verë të vitit 2021, në lagjen muzeale "Goricë", Berat nisën punimet për zgjerimin e rrugës midis dy urave dhe pedonales së re.

Investimi parashikonte trajtimin e infrastrukturës nëntokësore, trajtimin e rrugicave dhe mureve, si dhe ndriçimin artistik.

Por tani që punimet kanë përfunduar, banorët e kësaj lagje janë të pakënaqur dhe kanë hasur shumë probleme. Ata thonë se punimet në këtë lagje i ka kryer firma "Fusha shpk", por problemet kur bie shi janë të shumta.

Sipas tyre, mjaftojnë vetëm 10 minuta shi që e gjithë rruga në lagjen më të vizituar të Beratit të përmbytet dhe të bëhet e pakalueshme. Ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për këtë problem që është bërë i padurueshëm sa herë që bie shi.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje dua te ndaj nje shqetesim ne lidhje me shiun eshte ber i padurueshem punimet sapo kane perfunduar nga firma fusha ne qytetin e beratit ne lagjen gorice , mjafton te bjeri 10 minuta shi permbytemi ju lutem publikojeni videon kam besim te ju Mereni pak seriozisht sepse eshte lagja me e vizituar ne qytetin e beratit Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit