Ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në NATO

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2024, 11:07

Ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të mbahet sot para Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa do të shënohet dhe Dita e Shtatmadhorisë.

Në ceremoni fjalim do të kenë zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtamadhorisë, gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski. Garda e Armatës do të realizojë pikën performuese “Egzercise”, (realizim në grup i stërvitjeve ushtarake) ndërsa do të promovohen dhe dy pulla postare me rastin e katër vjetorit nga anëtarësimi në NATO dhe 75 vjetori nga themelimi i Aleancës.

Para ceremonisë qendrore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbahet ngjarja tradicionale me korin diplomatik i cili do të shënojë fillimin e Ditëve të NATO-s në vend të cilët do të zgjasin deri më 4 prill..

Me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO Qeveria dje ka mbajtur seancë solemne.

Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtarja e tridhjetë e Aleancës. Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi Rezolutë ku definohen prioritetet e jashtme politike të vendit, ndërsa ato janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit