Hapen aplikimet për naftën, fermerët: Bashkia Devoll po na pengon, kërkon vërtetimet e taksave ndër vite

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2024, 11:21

Këtë të mërkurë janë janë hapur aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare e përfitimit të naftës çmim të çliruar nga akciza, taksa qarkullimit, e karbonit dhe e TVSH-së.

Por në Devoll, fermerët po hasin vështirësi në këtë aplikim pasi thonë se ndryshe nga bashkitë e tjera ku ngrihen pika për të ndihmuar fermerët, në qytetin e tyre ndodh ndryshe. Sipas tyre bashkia po i pengon për të kryer aplikimin pasi iu kërkon vërtetim për shlyerjen e taksave ndër vite.

Ata fermerët thonë se kjo gjë nuk kërkohet tani pasi për të marrë 100 mijë lekë naftë, iu duhet të shlyejnë 200 mijë lekë taksa të prapambetura, nga pamundësia.

Fermerët kanë disa orë që presin në radhë për të marrë vërtetimet dhe thonë se bashkia duhet t'i mblidhte taksat kur ishte momenti dhe jo tani që duhet të kryejnë aplikimet.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje. Dua te bej nje denoncim, sot eshte dita qe ne fermeret te aplikojme per naften, ne te tera bashkite ngrihen pika qe ndihmojne fermeret te mbarojne kete aplikim sa me shpejt, ne bashkine Devoll po na pengojne duke kerkuar vertetim qe kemi shlyer taksat e te gjitha viteve ose ti shlyejme ato tani, ne do marrim 100 mije lek nafte dhe te shlyejme 200 mije taksa te prapambetura(nga pamundesia) dhe presim ne rradhe tani nga 50 veta te marrim vertetimet. Bashkia te mbledhe taksat kur eshte momenti jo te na pengoje sot. Po skane faj keta se kur nuk ngrihet njeri dhe rime te gjithe ne rradhe si dele

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit