Parkimi në kryeqytet mbetet problemi kryesor me të cilin përballen qytetarët çdo ditë.
Edhe pse bashkia ka krijuar zona me pagesë, sistemi i këtij lloj parkimi në të shumtën e rasteve është jashtë funksionit dhe ata që e pësojnë janë qytetarët.
Për të denoncuar një rast të ndodhur ditën e djeshme një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë. Ai thotë se ka tentuar dy herë të kryejë pagesën për parkimin në zonën ku kishte lënë makinën, por sistemi nuk punonte.
Në orën 08:48 ai ka marrë mesazhet për mosfunksionimin e sistemit dhe në orën 09:09 është gjobitur me 20 mijë lekë të vjetra, pasi nuk ka përdorur sistemin e parkimit me pagesë.
Qytetari është indinjuar shumë nga kjo gjobë pasi thotë se me këtë problematikë përballet çdo qytetar në çdo cep rruge apo rrugice të Tiranës.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, Doja te denoncoja nje problematike qe po e has cdo qytetar ne cdo cep rruge apo rrugice ne kete vend qe po detyron njerzit te irritohen dhe mos ta fillojne diten si cdo njeri normal. Dje ne oren 09:09 policia Bashkiake Tirane gjobit ne parkime ku jane me pagese te Bashkise Tirane edhe ne kohen kur sistemi nuk ju punon per te bere pagese me sms ne nr 50500. Ne oren 8:48 kqm tentuar dy here te bej pagesen me sms por pergjigja e sistemit eshte qe sistemi nuk punon. Bashkengjitur kam gjoben dhe screenshot te parkimit ku kthen pergjigje qe sistemi nuk punon. Lutem postojeni pasi ky problem po u ndodh te gjithe qytetareve ne mase. Faleminderit