LAMM njoftoi se sot do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore R1101, pjesa Prilep – Manastir me mbyllje të plotë për qarkullim.
Seksioni do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore për projektin “Rehabilitimi i bykut të rrugës në afërsi të urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903”, kumtoi LAMM.