Taravari: Maqedonisë i duhet një kushtetutë e re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2024, 19:47

Në paraqitjen e fundit Arben Taravari ka bërë thirrje për hapjen e një debati të gjerë mes ekspertëve dhe partive politike në lidhje me nevojën për një ndryshim kushtetues në Maqedoni.

Ai argumenton se Kushtetuta e vitit 1991 u votua nga deputetët maqedonas, por shqiptarët nuk e pranuan atë në atë kohë. Në vitin 2001, me Marrëveshjen e Ohrit, u bënë plotësime në kushtetutë për të adresuar disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar.

“I mbështes fjalët e Pendarovskit që Maqedonisë së Veriut i nevojitet një kushtetutë e re”, theson Taravari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit