Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, ku duket që një i ri ka vjedhur një telefon në ambientet e një dyqani që merret me shitjen dhe servisin e telefonave.
Sipas asaj që thonë pronarët e dyqanit, i riu ka vjedhur një "Iphone 14 Pro Max" dhe është larguar me vrap.
Nga pamjet shihet qartë, që hajduti është hequr si një klient i interesuar dhe pasi shitësja i ka dhënë telefonin, ai e ka parë për pak sekonda dhe më pas është larguar me vrap.
Sado që është përpjekur shitësja, hajduti ia ka dalë të largohet.