Shkodër/ Kujdestarja e konviktit dhunon të moshuarën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2024, 14:59

Një 44-vjeçare në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në konviktin ku ishte akomoduar e moshuara 65-vjeçare. Kujdestarja e ka goditur të moshuarën me një send të fortë por rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit